Shishja Mjalti nga Monark
Sasia neto
750 ml
Alkooli
40% vol

Mjalti

Raki mjalti – Born in Lushnja

Rrushi
Varietete të përzgjedhura rrushi të bardhë, çajra e bimë mjekësore autoktone, mjaltë malor
Zona
Lushnje; mjaltë nga zonat malore shqiptare
Metoda
Distilim; piqet 2 vjet në bute lisi, pastaj në tunelet e kantinës të rrethuara nga ujë i rrjedhshëm
Kategoria
Raki
Nr. i lotit
L6842597

Përshkrimi

Një recetë e trashëguar ndër breza dhe e përsosur me pasion e përkushtim nga duart e Kantinës Monark. E krijuar nga varietete të përzgjedhura rrushi të bardhë, çajra e bimë mjekësore autoktone dhe mjaltë i zgjedhur me kujdes në zonat malore shqiptare, kjo raki mbart në çdo pikë pasurinë e natyrës dhe traditën e mjeshtërisë shqiptare. Pas distilimit, ajo piqet për dy vjet në bute lisi, ku koha i jep karakterin dhe thellësinë e saj, përpara se të kalojë në tunelet e kantinës, të rrethuara nga ujë i rrjedhshëm, ku errësira, freskia dhe temperatura e qëndrueshme krijojnë kushtet e duhura për të arritur përsosmërinë e produktit final.

Read in English

A recipe passed down through generations, perfected with passion and dedication by the hands of Kantina Monark. Crafted from select white grape varieties, indigenous teas and medicinal herbs, and honey carefully sourced from the Albanian highlands, this raki embodies the richness of nature and the tradition of Albanian craftsmanship in every drop. Following distillation, it is aged for two years in oak barrels where time imparts character and depth before being moved to the winery's tunnels. Surrounded by flowing water, these tunnels provide the darkness, coolness, and stable temperature necessary to achieve the perfection of the final product.

Pini me përgjegjësi.

Nga e njëjta kantinë