MONARK

Kantina · Lushnje · Shqipëri

Verë dhe raki artizanale nga kodrat e Lushnjes

Shikoni produktet

Kantina Monark, Lushnje

MONARK sh.p.k është një kantinë shqiptare me seli në Rrugën Nacionale Lushnje–Tiranë, km 1, në Lushnje. Ne prodhojmë dhe ambalazhojmë verëra dhe raki në mënyrë tradicionale dhe artizanale, kryesisht nga rrush i vreshtave në kodrat e zonës së Lushnjes.

Shishe të verës së bardhë Oçe në raftin e kantinës

Produktet

Zgjidhni një shishe për të parë gjithçka rreth saj: rrushin, vitin, mënyrën e prodhimit dhe si të shërbehet.

Nga vreshtat e Lushnjes te tunelet e kantinës

Verërat tona pasqyrojnë karakterin e këtyre kodrave. "Kongresi" është një verë e kuqe nga Cabernet Sauvignon, e prodhuar në sasi të kufizuar, me aromë të freskët frutash dhe ngjyrë të plotë rubin. Vera jonë e bardhë prodhohet nga rrushi vendas Debin, vilet dhe përgatitet sipas metodës ancestrale gjatë hënës së plotë. Është verë elegante, e freskët dhe aromatike.

Rakitë MONARK prodhohen vetëm nga rrush i fermentuar natyralisht, pa sheqer të shtuar, pa aroma artificiale dhe pa kimikate. Raki rrushi "Perla" vjen nga rrushi Perla i Pogradecit, ku mikroklima e Liqenit të Ohrit i jep nota lulesh të bardha, molle të freskët dhe agrumesh të lehta. Raki "Besos" distilohet dy herë në kazanë bakri sipas traditës dhe piqet për më shumë se pesë vjet në tunelet nëntokësore të kantinës. Ajo mban emrin e Besnikut, një biri fisnik të Curraj-t në Tropojë, dhe është një homazh për besën, miqësinë dhe vlerat që jetojnë përtej kohës.

Na vizitoni ose na shkruani

MONARK sh.p.k
Rruga Nacionale Lushnje-Tiranë, km 1, Lushnje, Shqipëri